Këtë vit në Golden Globes do të shërbehet vetëm ushqim vegan

 Këtë vit në Golden Globes do të shërbehet vetëm ushqim vegan

Photo Credits: Golden Globe

Bëhet e ditur se gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Golden Globes” do të shërbehen vetëm ushqime vegane. Shumë aktorë të mirënjohur Hollywood-ian si Natalie Portman, Zac Efron, Ariana Grande, tash e sa kohe praktikojnë këtë mënyrë të të ushqyerit për shkaqe ambientaliste. Madje Natalie Portman gjatë vitit 2017 ka realizuar një film dokumentar të titulluar “Eating Animals” që rrëfen mbi pasoja shkatërruese që kultivimi i kafshëve në ferma paraqet për ambientin.

Mediumi “the Independent” raporton se 1.16% e popullsisë në Britani të Madhe gjatë vitit 2019 janë konvertuar në vegan duke u ushqyer vetëm me produkte me bazë bimore. Kjo ka ardh si rezultat për tu solidarizuar me thirrjen për bojkot të produkteve shtazore meqë 18% e emetimit të gazrave në atmosferë vijnë nga mbajtja e kafshëve në ferma.

Sidoqoftë, me 2 Janar 2020, Presidenti i Asociacionit për Media të Huaja në Hollywood, Lorenzo Soria bëri të ditur se gjatë edicionit të 77 të Golden Globes do të ketë vetëm meny vegane si formë për të vetëdijesuar qytetarët për krizën klimatike.

Për më tepër është bërë e ditur edhe menyja e plotë e darkës ku do të shërbehet vetëm supë rrepe dhe rizoto me kërpudha.

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *