Këto foto satelitore tregojnë se si bllokimet për COVID-19 kanë ndikuar në emetimet globale

 Këto foto satelitore tregojnë se si bllokimet për COVID-19 kanë ndikuar në emetimet globale

Karantinimi dhe bllokimet kanë detyruar industritë e shumë vendeve të mbyllen, me shumë fabrika që mbyllin dyert e tyre.

Emetimet e dioksidit të azotit janë një ndotës kryesor i ajrit, dhe janë të lidhura ngushtë me prodhimet e fabrikave dhe automjeteve në rrugë, raporton Forumi Botëror Ekonomik.

Emetimet NO₂ mund të jenë një tregues i mirë i aktivitetit ekonomik global – dhe ndryshimet janë të dukshme nga hapësira.

Ndërsa industria dhe transporti janë ndalur gjatë kësaj pandemie, emetimet e NO₂ mund të jenë një tregues i mirë i aktivitetit ekonomik global – dhe ndryshimet janë të dukshme nga hapësira.

Këto imazhe nga Qendra për Kërkime mbi Energjinë dhe Ajrin e Pastër (CREA), si dhe pamjet satelitore nga NASA dhe Agjensia Evropiane e Hapësirës (ESA), tregojnë një rënie drastike të emetimeve të NO₂ gjatë muajve të fundit, veçanërisht në të gjithë Italinë dhe Kinën.

NO2 Emissions China Italy

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *