Këto inovacione, mund të na mbajnë të freskët pa e ngrohur planetin

 Këto inovacione, mund të na mbajnë të freskët pa e ngrohur planetin

Kërkesa globale për kondicioner ajri po rritet shpejt. Shumica e njësive me kondicioner ajri janë shumë joefikase dhe përdorin ftohës që dëmtojnë mjedisin.

Kërkesa globale për ftohës të hapësirës, do të trefishohet gjatë 30 viteve të ardhshme dhe do të përbëjë rreth 37 % të rritjes së kërkesës globale, për energji elektrike deri në vitin 2050, raporton Forumi Ekonomik Botëror.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA), parashikon që 10 kondicionerë të rinj do të shiten çdo sekondë për 30 vitet e ardhshme.

Për të përmbushur këtë ngritje masive të kërkesës për ftohje, kapaciteti i përgjithshëm i gjenerimit të energjisë kushtuar këtij përdorimi, do të duhet të rritet nga 850 gigavat (GW) në 3.350 GW në 2050.

Ndër zgjidhjet e finalistëve për “Global Cooling Prize” janë: teknologjia e zgjuar hibride për të optimizuar në efikasitetin dhe për të trajtuar veçmas temperaturën dhe lagështinë; ripërdorimi i nxehtësisë dhe ujit të mbeturinave të krijuara nga sistemi; kontrolle të zgjuara, sensorë dhe automatikë për të optimizuar funksionimin hibrid bazuar në kushte të jashtme dhe të brendshme; ose integrimi i një paneli të vogël diellor në njësinë e jashtme për të ulur ndjeshëm ndikimin e përgjithshëm klimatik.

Ne duhet të imagjinojmë një botë, në të cilën të gjithë mund të përballojnë një cilësi më të mirë të jetës ndërsa kujdesen për klimën.

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *