Kompania që prodhon çanta & këpucë vegane

 Kompania që prodhon çanta & këpucë vegane

Photo Credits: Matt & Nat

Matt & Nat është një brend nga Montreali i Kanadës që prodhon çanta të lëkurës që njëherit janë vegane. Për shumë kend kjo mund të tingëlloj si sureale mirëpo kohëve të fundit shumë kompani të modës kanë filluar të aplikojnë këtë praktikë. Për prodhimin e lëkurës vegane përdoret si lëndë e parë një lloj kërpudhe. Produkti final është biodegradues dhe nuk përbën dëm për ambientin.

Kompania Matt & Nat është themeluar në vitin 1995 në Montreal dhe tani posedon një rrjet të gjerë prej 800 dyqanesh kudo në Kanadë, më pastaj SHBA, Angli, Japoni, Gjermani dhe Australi. Është e themeluar mbi baza etike dhe ndjekë politika të brendshme për mbrojtjen e kafshëve dhe natyrës. Pikërisht për këtë arsye është emërtuar si Matt & Nat, ku“MAT” qëndron për Material dhe “Nat” për Natyrën. Moto e kompanisë është “jeto bukur” që do të thotë të vlerësosh njerëzimin, kreativitetin dhe pozitivitetin që gjendet brenda nesh.

Photo Credits: Matt & Nat

Vlera e kompanisë janë përgjegjësia sociale, gjithëpërfshierja, integritetin, dhe autenciteti. Që nga momenti i parë i krijimtarisë, Matt & Nat kanë përdorur materiale pa i shfrytëzuar kafshët dhe të gjitha janë eko.

Çmimi i çantave të kompanisë sillet mesatarisht nga 45-220 dollar dhe ekzistojnë linja të tëra prodhimesh për gra dhe burra, duke përfshirë këtu: xhaketa, këpucë, çanta dore, kuleta, çanta udhëtimi, çanta të shpinës, çanta për mbajtjen e maceve dhe qenëve, etj etj.  

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *