Kompania Shell në Prizren sjellë për herë të parë mbushësin e veturave elektrike

 Kompania Shell në Prizren sjellë për herë të parë mbushësin e veturave elektrike

Kompania “Shell Global” të Enjten me 16 Janar ka lansuar një produkt të ri për konsumatorët e saj. Tani në Prizren për herë të parë pronarët e veturave elektrike do të kenë mundësinë t’i karikojnë veturat e tyre me energji elektrike. Gjatë ceremonisë lansuese të produktit ishin të pranishëm edhe shumë zyrtarë të Kosovës, ndër ata edhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Haskuka u shpreh se Kosova është qendër e Ballkanit dhe si e tillë ka mundësi të mëdha zhvillimi. Ai falënderoi investitorët e huaj për këtë bashkëpunim me shtetin e Kosovës. Kurse drejtori i Shell Global, Martin Lustenberg tha se është nder i madh që të jetë i pranishëm sot me kolegët e tij për të përuruar një investim të tillë. Të kujtojmë se ekipi i Shell që ka vizituar Kosovën dje ishte i përbërë nga përfaqësues të 50 vendeve të ndryshme.

Ndryshe, ‘Shell’ është një nga shoqëritë më të mëdha në botë të energjisë, e cila ka punësuar mesatarisht 94.000 persona dhe ushtron veprimtarinë e saj në më shumë se 70 shtete.

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *