Konsumi i letrave të tualeti i dëmshëm për ambientin

 Konsumi i letrave të tualeti i dëmshëm për ambientin

Photo Credits: GWPF

Pandemia e coronavirusit ka rritë kërkesën globale për letra të tualetit. Mesatarisht, njerëzimi prenë deri në 270,000 drunj në ditë për të prodhuar letra tualeti, raporton Hashem Al-Ghaili. Lënda e parë për prodhimin e letrave të tualetit kryesisht ka origjinë nga pyjet e Amerikës Veriore, ku pyjet Kanadeze janë më së shumti të afektuara negativisht. Disa nga drinjët e prera janë të vjetër rreth 200 vite.

Me shpyllëzim të këtyre përmasave procesi i prodhimit të letrave të tualetit kontribon dukshëm në ndryshimet klimatike. Rrezikon ekzistencën e botës shtazore të egër dhe shkakton humbjen e biodiversitetit në ekosistem. Qarkullimi vjetor nga industria e letrave të tualetit është 200 miliardë dollar megjithëse ato gjejnë përdorim vetëm nga 30% e popullatës botërore.

Vetëm Amerikanët përdorin 36.5 miliard copë letra tualeti në ditë. Kur kjo shifër përkthehet ndryshe i bie që të paktën 15 milion drunj prehen për prodhimin e kësaj sasie.  Për më tepër, 473,587,500,000 gallon ujë shpenzohen dhe 253,000 ton klor për zbardhjen e produktit. Zbardhuesi së bashku me mbeturinat e tjera të lëngëshme plasohen në ujë.

Megjithëse Amerikanët përbëjnë 4.25% të popullatës botërore, ata konsumojnë 20% të  prodhimit global të letrës. Letrat e tualetit mund të prodhohen nga pjesa e brendshme e drurit si dhe nga reciklimi i letrës. Për prodhimin e tyre shpenzohen  në vit 17.3 tervat energji elektrike. Emetimi i gazrave në atmosferë që gjenerohet nga prodhimi i drurit është 3 herë më i lartë sesa emetimi i gazrave që bëhet nga reciklimi i letrës.

Letrat e tualetit që janë më të buta dhe më plota nuk prodhohen nga letra e recilkuar por nga druri, që njëherit nuk është zgjidhje adekuate për mirëqenien e ambientit tonë. Kërkesa e lartë për letra tualeti gjatë pandemisë së coronavirusit nënkupton se prodhuesit do të prejnë më shumë drunj dhe do të lirojnë më shumë gazra në atmosferë.

SHËNIM: Ky artikull është i përkthyer. Autorja e ka parë të arsyeshme përkthimin e plotë të tij me qëllim që t’i përfshijë të gjitha informata meqë përbëjnë rëndësi të lartë edukative për publikun.

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *