Koronavirus po e lufton ngrohjen globale

 Koronavirus po e lufton ngrohjen globale

Photo Credits: The Irish Times

Numri i të infektuarve nga koronavirusi ka tejkalur 127,000 globalisht. Ndonëse vdekjet nga ky virus ka shpërndarë panikë në publik, numri i të vdekurve është i ulët në krahasim me numrin e të rikuperuarve nga kjo sëmundje.

Sidoqoftë, nga një pandemi e tillë benefite ambientale rezultojnë të jenë pozitive. Izolimi i miliona njerëzve në mbarë botën ka shkaktuar që niveli i emetimit të gazrave në atmosferë të bie për 26%, raporton “the Independent”. Brenda një periudhe 2 mujore janë anuluar 13,000 fluturime në ditë, element tejet i rëndësishëm në favor të luftës kundër ngrohjes globale. Sipas të dhënave të mediumit të mirënjohur Japonez “grist”, 2% e emetimit të gazrave në botë vijnë si pasojë e industrisë së aviacionit.

Për më tepër, së fundi presidenti amerikan Donald Trump ka bërë thirrje për suspendimin e të gjitha fluturimeve nga Europa në drejtim të Shteteve të Bashkuara, me përjashtim të fluturimeve nga Mbretëria e Bashkuar, raporton e përditshmja Britaneze “the guardian”. Ky vendim do të aplikohet për 30 ditët e ardhshme duke hyrë në fuqi qysh nga nesër.

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *