Kosovë: Prezentohet makina e re që prodhon mobilje nga druri i ricikluar

 Kosovë: Prezentohet makina e re që prodhon mobilje nga druri i ricikluar

Me rastin e 30 vjetorit të themelimit, kompania Dekoriti përuroi një linjë të re prodhimit. Më kontretisht, “Dekoriti sh.p.k” është një kompani që bënë prodhimin e produkteve të ndryshme për inventar nga druri masiv. Ditë më parë, kjo kompani prezentoj makinën e re që prodhon mobilje nga druri i ricikluar.

Ky investim u bë i mundur nga një donacion i Bashkimit Europian në Kosovë, ku përfaqësuesja e BE-së gjatë fjalimit të mbajtur ndër të tjera tha se “Industria e drurit në Kosovë është tejet e rëndësishme për ekonominë e vendit dhe BE ka bërë gjithnjë përpjekje që të mbështesë zhvillimin ekonomik të vendit. Qysh nga viti 2007 BE ka mbështetur projekte për NMV në vlerë prej 100 milion euro për të forcuar ekonominë dhe tregun e punës në Kosovë”.

Photo Credit: European Union in Kosovo Office

Kurse Arbër Gjinovci, përgjegjës për linjën e ripërpunimit të drurit të vjetër në Dekoriti sh.p.k, në një deklaratë për TV 21 tha se ideja prapa këtij projekti vjen si rezultat i përgjegjësisë sociale të cilën duhet t’a kemi për atë se çfarë jemi duke i bërë ambientit në vazhdimësi.

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *