Krijohet mishi i parë nga ajri!

 Krijohet mishi i parë nga ajri!

Photo Credits: AirProtein

Industria e kafshëve njihet si ndër kontribuuesit më të mëdhenj të ndotjes së ajrit, me afro 18% të lirimit të emetimeve të gazrave serrë në atmosferë, më shumë se të gjitha transportet të kombinuara. Kjo industri aktualisht ka një varësi kritike nga toka e punueshme që për fat të keq ka shkaktuar zjarret në Amazonë, shpyllëzimet e pyjeve dhe humbje të biodiversitetit.

Për këtë arsye, duke qenë se kemi nevojë për ndryshime radikale për të gjetur alternativa të reja të ushqimit, çdo ditë e më shumë po ofrohen të tilla duke minimizuar shfrytëzimin e burimeve të kufizuara të planetit. Inovacioni i fundit në këtë aspekt përfshin krijimin e mishit që nuk vjen nga kafshët dhe nuk shfrytëzon ujin dhe tokën, por ajrin. Kjo është e mundur përmes krijimit të një proteine që krijohet nga elementet që gjenden në ajrin që thithim.

Procesi i krijimit të Proteinës së Ajrit (AirProtein), nga kompania me po të njëjtin emër, shfrytëzon minimalisht burimet e tokës, për dallim nga proteinat shtazore dhe ato bimore alternative. Ky proces përfshin një proces prodhimi probiotik me të njëjtën sasi të aminoacideve dhe vitaminës B si proteinat shtazore. Përbërës këto zakonisht të mangët në një dietë vegane. Fondacioni i Ushqimit dhe Bujqësisë i Kombeve të Bashkuara (FAO) parashikon që fermerët do të duhet të rrisin prodhimin e ushqimit me 70% me vetëm 5% rritje të tokës për të përmbushur nevojat e popullsisë, që pritet të rritet në 10 miliard banorë deri në vitin 2050. Në këtë rast, mishi me bazë ajri ofron një zgjidhje të qëndrueshme dhe shpresëdhënëse.

Teknologjia e përdorur për të prodhuar këtë proteinë nga ajri mundëson që ky proces të përfundojë brenda ditësh dhe jo muajsh, pavarësisht kushteve atmosferike. Ndërsa rezultati përfundimtar është mish që nuk ka prejardhje të kafshëve por që përmbanë të gjitha vlerat ushqyese të nevojshme.

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *