Krijohet një produkt që mund t’i zëvendësoj qeset e plastikës

 Krijohet një produkt që mund t’i zëvendësoj qeset e plastikës

Photo Credits: ecoplas

GreenHope është një kompani nga Indonezia e cila ka krijuar së fundi një produkt që lehtësisht mund të zëvendësoj qeset e plastikës. Ndonëse në dukje të ngjashme me qeset e plastikës, produkti i GreenHope përbëhet nga përpunimi i perimeve. Është produkt biodegradues që shpërbëhet në natyrë për disa ditë. Sipas “World Economic Forum” qeset e GreenHope prodhohen nga rrënjët e një bime e njohur me emrin “Cassava” të cilat përmbajnë sasi të konsiderueshme amidoni.

Pasiqë ato të teren në diell, nxehtësia ndihmon në ndryshimin e molekular të tyre duke krijuar kështu një material të qëndrueshëm për prodhimin e produkteve si qeset dhe fyshta për pije.

Themeluesi i kompanisë Tommy Tjitadjaja thotë se ndotja e ambientit është një çështje tejet preokupuese për publikun dhe duhet solidarizim i gjithë botës për zgjidhjen e kësaj situate. Po ashtu, ai shton se e gjithë shoqëria duhet të edukohet që të zvogëloj konsumin sa më shumë që është e mundur. Duhet që të tentojmë maksimalisht t’i reciklojmë mbetjet e plastikës siç janë produktet një përdorimshe. Për më tepër, do të ishte ideale nëse si shoqëri do të arrijmë që produktet të cilat i konsumojnë të kenë ambalazhe të reciklueshme. Një zgjidhje e mirë për këtë problematikë është GreenHope. Ecoplas, brend i kompanisë ka gjetë përdorim të gjerë nga shumë firma të mëdha botërore.  

Të rikujtojmë që 40% e plastikës së prodhuar përdoret vetëm një herë dhe hidhet. Tashmë mbetjet e plastikës janë duke i ndotur lumenjët dhe oqeanet. 13 milion tonë plastikë çdo vit përfundon në oqean duke rrezikuar kështu botën shtazore në ujë.

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *