Kroketa me patate dhe djath

 Kroketa me patate dhe djath

Foto nga: 1 2 Tomatoes

Fillimisht qërojmë dhe vëmë në tengjere të thellë ujin dhe një kilogram patate, ku dhe shtojmë një lugë gjelle krip dhe i lëmë të flakë të lartë që të zihen. Pas rreth gjysëm ore bëjmë testin me piru për të parë nësë patatet janë zier mjaftueshëm.

Porsa të arrijnë butësinë e duhur, e derdhim ujin dhe fillojmë ti shtypim patatet me veglën përkatëse si ajo për pure. Në masën e formuar pas shtypjes shtojmë një lugë të vogël krip, një lugë të vogël piper, një lugë të vogël rigon dhe 20 gram parmezan.

Për të formuar kroketat në formë uniforme, marrim nga masa nga një lugë gjelle dhe e punojmë me duar duke i vendosur në mes nga një kubëz djath të fortë dhe i formësojmë në toptha. Pasi ti kemi të gjitha topthat e gatshëm i kalojmë ato në vezë të rrahura dhe se fundmi në thërrmija buke. Kjo shtresë shërben që kroketat të mbajnë formën finale, por edhe ju jep atyre një mbështjellës krokant për të bërë shijën edhe më interesante.

Kroketat me patate dhe djath i fërgojmë në tigan me vaj luledielli deri sa ato të marrin ngjyrën kafe në të artë nga të gjitha anët. Në fund mund ti shërbeni të ngrohta dhe me salca të ndryshme. Ne ju rekomandojmë të ti shërbeni me salcë kosi dhe majdanozi, sepse freskia e salcës së kosit e komplimenton mjaftë mirë shijen e kroketave.

Ju bëftë mirë.

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *