Ky qytet i vogël në Gjermani, po ndriçohet me modelin e tij të energjisë së ripërtritshme

 Ky qytet i vogël në Gjermani, po ndriçohet me modelin e tij të energjisë së ripërtritshme

Qyteti i Wolfhagenit ka një model inovativ hibrid të pronësisë së energjisë, e ndarë mes komunës dhe një kooperative të re të udhëhequr nga qytetarët.

100% e energjisë elektrike të këtij qyteti, vjen nga burime të ripërtrithsme dhe ka shumë edhe për të kursyer, shkruan Forumi Botëror Ekonomik.

Me 100% të energjisë elektrike që vjen nga burime të ripërtitshme, qyteti gjerman Wolfhagen është veçanërisht shembull i asaj që mund të arrihet, kur komunat adoptojnë qasje inovative për pronësinë dhe qeverisjen e infrastrukturës kryesore.

Në vitin 2015, ky qytet u përkushtua në ndërtimin e një parku të energjisë diellore dhe një ferme të erës.

Të nxitur nga mungesa e burimeve financiare pjesërisht dhe nga një vizion i një sistemi të energjisë  me bashkë-prodhim dhe bashkëpronësi, qyteti Wolfhagen vendosi të ndiqte një formë inovative të “pjesëmarrjes bashkëpunuese”, që do të vinte energjinë në pronësi të përbashkët me komunën dhe një kooperativë të re të udhëhequr nga qytetarët.

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *