Leopardi që konsiderohej i zhdukur që 30 vite, identifikohet si i gjallë

 Leopardi që konsiderohej i zhdukur që 30 vite, identifikohet si i gjallë

Photo Credits: Family Life Goal

Në një shkrim të publikuar në “Family Life Goal”, gazetarja Stacy Robertson raporton se një specie që dikur është konsideruar si e zhdukur, është identifikuar për herë të parë pas 30 vitesh në Tajvan. Bëhet fjalë për një lloj të Leopardit, hiret e së cilit janë tejet të bukura.

Leopardi Formosan është i listuar si specie e zhdukur në Unionin Ndërkombëtar për Konzervimin e Natyrës pasiqë nga 1983 nuk janë identifikuar shenja jete të tij. Ky leopard konsiderohet si i shenjtë nga fisi indogjen Paiëan. Anëtarët e fisit besojnë që Leopardi Formosan është detyruar që ta ndërroj habitatin duke u larguar në thellësi të pyjeve pasiqë jetesa e tyre është rrezikuar nga civilizimi njerëzor.

Një studim i realizuar nga viti 1990 deri në vitin 1993 ka vendosur 16,000 kamera për të monitoruar Leopardin Formosan mirëpo nuk ka gjetur gjurmë të tija, prandaj edhe është shpallur si i zhdukur deri në momentin kur mrekullisht është identifikuar si ekzistent.

Më tepër se 90 përqind e të gjitha organizmave që kanë jetuar ndonjëherë në Toka janë të zhdukura. Çdo ditë lista e kafshëve që rrezikojnë zhdukjen rritet. Dhe sipas shkencëtarëve më shumë se 20,000 specie nga flora dhe fauna janë në prag të zhdukjes totale.

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *