Leqenik me Spinaq

 Leqenik me Spinaq

Pregatitja:

Fillimisht e fërgojmë spinaqin deri në momentin kur uji që lëshon spinaqi të avulloset plotësisht. Më pastaj në një enë të thellë i shtojmë vezët, jogurtin, vajin dhe pluhurin për pjekje. I përziejmë mirë e mirë dhe në vijim i shtojmë miellin e grurit dhe miellin e mistrit. Vazhdojmë t’i përziejmë që të gjithë këta përbërës derisa të krijohet një masë homogjene. Në fund i shtojmë spinaqin e fërguar, grimcat e djathit të bardhë dhe fare pak kripë. Që të gjitha i vendosim në një tepsi të lyer me gjalp dhe leqenikun e pjekim në 250 gradë Celsius për rreth 30 minuta.

Përbërësit:

3 ve

10 filxhana jogurt

1 filxhan vaj

10 filxhana miell misri

3 filxhana miell gruri

2 pluhur për pjekje

Kripë

½ kg spinaq

100 gr djathë i bardhë

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *