Londra deklarohet Qytet-Park Kombëtar

 Londra deklarohet Qytet-Park Kombëtar

Photo Credits: Luke Massey

Sipas Kombeve të Bashkuara, popullsia në zonat urbane do të rritet gjithnjë e më tepër, ku Londra e cila sot numëron rreth 9 milion banorë, pritet të banohet nga 11 milion në 20 vitet e ardhshme. Për këtë arsye janë marrë masa për gjelbërimin e hapësirave të qytetit, si e vetmja mënyrë për t’u kujdesur për shëndetin e njerëzve dhe kafshëve, që çdo ditë e më shumë po rrezikohen nga toksinat e ajrit të ndotur.

Si pjesë e këtij plani, në korrik të këtij viti Londra është deklaruar qytet-park kombëtar, me qëllim transformimin në 50% hapësirë të gjelbërt deri në vitin 2050. Realizimi i këtij projekti është arritur pas 5 viteve avokim drejt banorëve dhe institucioneve qeverisëse lokale.

Parqet kombëtare deri më tani janë zona që përfshihen brenda apo pranë qyteteve, por tani është duke u bërë e mundur krijimi i parqeve të tilla që përfshijnë një qytet të tërë.

Një gjë e tillë po pretendohet të arrihet në bashkëpunim me komunitetin. Kjo do të thotë se banorëve të Londrës po u kërkohet të kthejnë një pjesë të “hapësirës gri” në hapësirë të gjelbërt. Në këtë mënyrë po ofrohen alternativa të ndryshimit të praktikave për t’i kontribuuar këtij qëllimi, si shndërrimi i rrethojave të oborrit në muri të gjallë apo thirrja për të shpuar vrima në këto mure në mënyrë që iriqët të lëvizin lirshëm. Kulmet e gjelbërta janë gjithashtu pjesë e planit. Rritja e bimëve mbi kokat tona zvogëlon efektin e nxehtësisë urbane, duke mbajtur temperaturat e ajrit të ulëta dhe duke ulur përdorimin e energjisë për ftohje gjatë verës. Kulmet e gjelbërta thithin gjithashtu ujërat e shiut dhe tërheqin zogj dhe bletë.

Në fondin e Komunës së Londrës për një qytet më të gjelbërt prej gjithsej 12 milion funta, 5 milion janë të dedikuara për të mbështetur mbjelljen e pemëve nga komuniteti dhe 1.5 milion£ për të krijuar pyje të reja.

Deri më tani nuk ka asnjë precedent për krijimin e një Qytet-Parku Kombëtar. Nuk është bërë më parë – Londra është e para. Që një propozim i tillë të funksionojë, duhet të ketë mbështetjen e njerëzve që jetojnë në të dhe njerëzve që qeverisin qytetin. Ndërsa ambicie e organizatave të parqeve kombëtare dhe atyre urbane është krijimi i 25 qyetet-parqeve kombëtare deri në vitin 2025.

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *