Luftimi i ngrohjes globale përmes mbjelljes së pemëve rizofore

 Luftimi i ngrohjes globale përmes mbjelljes së pemëve rizofore

Photo Credits: World Economic Forum

Për të përballuar ndryshimet klimatike, Senegali ka mbjellur 80 milion pemë rizoforë raporton “World Economic Forum”. Këto bimë kanë karakteristike e zonave moçalike. Për më tepër, mbjellja e pemëve shërben si mekanizëm koherent për mbrojtjen e farmave e sidomos atyre të orizit.

Në të kaluarën pyjet moçalike në Senegal filluan të zhduken me shpejtësi të lartë dhe në vitin 2006 numërohen se janë zhdukur sipërfaqe me madhësi sa 55,000 fusha të futbollit. Kryesisht ky fenomen ka rezoltuar të vije si pasojë e thatësive dhe shpyllëzimit të atyre zonave.

Kështuqë në vitin 2006, Senegali aktivisht fillojë të ndërmerr masa radikale kundër shpyllëzimit duke mbjellur pemë të reja. Targeti i synuar është mbjellja e 10,000 hektarëve me pemë të reja për 20 vite. Projekti është duke u realizuar me ndihmën e 100,000 aktivistëve vullnetarë dhe banorëve të fshatrave për rreth. Me realizimin e projektit pritet që hapësirat e mbjellura të gjenerojnë produktivitet të lartë ku çdo vit deri në 18,000 ton peshk do të prodhohen më shumë.

Më e rëndësishmja është se shtimi i prodhimi të peshkut do të përmirësojë ekonomitë familjare dhe njëherit mbjellja e pemëve të reja do të absorboj 4 herë më shumë dioksid karboni sesa pyjet e zakonshme. Rrënjët e rizoforëve janë tejet të dendura dhe shërbejnë si përforcues të mirë të tokës andaj edhe erozioni do të evitohet.

Një tjetër aspekt pozitiv i mbjelljes së pemëve rizoforë është se këto zona pritet të jenë habitat i përhershëm i rreth 2000 specieve të ndryshme.

Photo Credits: 1heart1tree.org

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *