Mbeturinat plastike, vrapuesit e maratonës rrezikojnë diskualifikim

 Mbeturinat plastike, vrapuesit e maratonës rrezikojnë  diskualifikim

Maratonat dhe gjysëm maaratonat janë duke u bërë problem për shumë qytete nikoqire. Kjo për shkak të shisheve dhe mbeturinave tjera plastike të cilat po hidhen në rrugë nga vrapuesit gjatë garës.

Për këtë arsye qytete të ndryshme kanë filluar tashmë të ndërmarrin masa në këtë drejtim. Organizatorët e Maratonës së Uellsit e mbajtur gjatë kësaj jave, paraprakisht paralajmëruan të gjithë vrapuesit se nëse dikush prej tyre hedhë mbeturina plastike jashtë vendeve përkatëse për ndalje do të diskualifikohet nga gara. Ende nuk dihet nëse dikush prej tyre është diskualifikuar apo jo, por vlen të përshëndetet iniciativa për rritjen e vetëdijes për ruajtjen e ambientit pavarësisht aktivitetit.

Edhe në Londër u morën masa të ndryshme për maratonën e këtij viti, pas asaj të vitit 2018 pas së cilës u pastruan rrugët nga 47000 shishe plastike të hedhura gjatë maratonës. Masat e ndërmarra përfshinë përdorimin e gotave të kompozueshme në vend të atyre plastike në disa stacione përgjatë rrugës dhe përdorimin e shisheve plastike të bëra tërësisht ose pjesërisht nga plastika e reciklueshme.

Ndërsa gjatë gjysëm maratonës së Cardiffit u përdor 100% shishe plastike e reciklueshme, reklamat e shtypura ishin bërë nga letra e reciklueshme dhe medaljet nga zinku i recikluar.

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *