Mbi 950,000 të infektuar me coronavirus

 Mbi 950,000 të infektuar me coronavirus

Megjithëse shumë shtete të botës janë mobilizuar që aktivisht ta luftojnë përhapjen e coronavirusit duke aplikuar masa të ndryshme mbrojtëse, të dhënat e worldometers.info tregojnë se pandemia është në rritje e sipër. Numri më i lartë i të infektuarëve është në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me mbi 215,000 të infektuar kurse numri i personave që kanë përfunduar me fatalitet nga kjo sëmundje është nga Italia me gjithsej mbi 13,115 viktima.  

Të marten përmes një konference për media, Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se numri i të vdekurve në Amerikë nga covid-19 mund të sillet nga 100,000 deri në 240,000. Këto parashikime janë realizuar nga Instituti Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Infektive, raporton nymagazine.

Në total numërohen 251, 466 raste të mbyllura me coronavirus, ku 202,913 (81%) pacientë janë shëruar kurse 48,553 (19%) kanë vdekur.

WorldoMeters.info

Deri më tani në Kosovë gjithsej janë evidentuar 125 persona të infektuar me coronavirus, 1 person ka vdekur dhe 10 persona janë rikuperuar.

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *