Mbi gjysmë milion persona të infektuar me CoronaVirus

 Mbi gjysmë milion persona të infektuar me CoronaVirus

Nga raportimet e deritanishme në worldometers.info del se deri me tani janë infektuar globalisht 503, 203 persona me coronavirus. Deri me tani 22, 339 raste të të infektuarve kanë përfunduar me fatalitet përderisa janë shëruar 121,337 persona. Në këto statistika nuk janë përfshirë të dhënat e sotme nga Italia, Franca, Kanada, Turqia e disa shtete të tjera botërore që janë goditur rëndë nga pandemia.

Rritje të theksuar të të infektuarve këtë javë ka shënuar ShBA dhe në ranglistën botërore figuron e dyta për nga numri i shteteve që më së shumti ka persona pozitiv me covid-19, duke tejkaluar kështu edhe Italinë. Momentalisht në ShBA raportohen 75,006 persona të prekur me covid-19, ku 1080 prej tyre kanë vdekur dhe 1850 janë rikuperuar.

Në Europë pas Italisë, Spanja është vendi me i goditur nga coronavirusi me gjithsej 56,197 persona të infektuar dhe 4,145 të vdekur.
Kosova mbetet një ndër vendet me më së paku raste të të infektuarve  në Europë me covid-19, me gjithsej 71, ku një person raportohet se është rikuperuar dhe një tjetër ka vdekur.

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *