Mbrëmje koncertale bamirësie/”Pa bujë, por me dashuri të madhe!”

 Mbrëmje koncertale bamirësie/”Pa bujë, por me dashuri të madhe!”

Të mërkurën, më 18 dhjetor 2019 koncerti i përvitshëm “Udhëtim dimëror” – Jazz dhe Poezi në teatrin Oda, këtë vit do të marrë formë tjetër. Përveq vlerave artistike të secilit performues, kjo mbrëmje karakterizohet nga qëllimi për të cilin po realizohet.

Artistë nga Kosova dhe Shqipëria, përmes të ardhurave nga mbrëmja koncertale do të ndihmojnë të prekurit e tërmetit të fundit në Shqipëri, të cilët këtë fundvit do t’a presin në Parkun Inovativ në Prizren.

Artistët që do të performojnë janë Ilir Bajri, Eda Zari, Elina Duni, Visar Kuçi, Armend Xhaferi, Fatlume Bunjaku, Tavitjan Brothers, Gent Rushi dhe Shpat Deda.

Hyrja do të kushtojë 12 Euro, ndërsa do të keni mundësi për të kontribuuar edhe gjatë koncertit, në kutinë e vendosur per këtë qëllim e cila do ketë pranë një Formular të Protokolluar me emrat e secilit që ndihmon!

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *