Misioni hapësinor për të zbuluar ‘të vërtetat’ rreth ndryshimit të klimës

 Misioni hapësinor për të zbuluar ‘të vërtetat’ rreth ndryshimit të klimës

Mbretëria e Bashkuar do të udhëheqë një mision hapësinor për të bërë një matje absolute të dritës së reflektuar në sipërfaqen e Tokës.

Informacioni do të përdoret për të kalibruar vëzhgimet e satelitëve të tjerë, duke lejuar që të dhënat e tyre të krahasohen më lehtë, raporton BBC.

E quajtur “E vërteta”, anija e re u miratua për zhvillim nga vendet anëtare të Agjencisë Hapësinore në Nëntor të 2019.

Përkrahësit e këtij misioni, presin që të dhënat e tij të ndihmojnë në uljen e pasigurisë në parashikimet e ndryshimit të klimës në të ardhmen.

Shkencëtarët dhe inxhinierët u takuan të martën, për të filluar planifikimin e projektit. Përfaqësuesit e industrisë nga Britania, Zvicra, Greqia, Republika Çeke dhe Rumania u mblodhën në qendrën teknike të Esa-s në Harwell, Oxfordshire.

Agjensia ka ndarë 32.4 milion euro për fazën fillestare të projektimit, me epërsinë shkencore në misionin që do të udhëhiqet nga Laboratori Kombëtar Fizik i Britanisë.

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *