Ndikimi i aviacionit në ndryshimet klimatike

 Ndikimi i aviacionit në ndryshimet klimatike

Sipas një hulumtimi të ri, emetimet e gazrave serë nga udhëtimet ajrore komerciale po rriten me një shpejtësi shumë më të madhe se që është parashikuar më herët.  

Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil e Kombeve të Bashkuara (ICAO) ka parashikuar që emetimet e dioksidit të karbonit nga aeroplanët do të arrijnë më shumë se 900 milion ton metrik në vitin 2018, duke u trefishuar  deri në vitin 2050. Por, një grup hulumtuesish nga Këshilli Ndërkombëtar për Transport të Pastër analizuan rreth 40 milion fluturime vitin e kaluar. Ata zbuluan se emetimet e dioksidit të karbonit nga udhëtimet globale ajrore mund të rriten 1.5 herë më shpejtë se parashikimi i ICAO-s.

Vendimi i Greta Thunberg, një aktiviste e re e klimës, për të lundruar përtej Atlantikut në vend se të udhëtojë me aeroplan ka rikthyer vëmendjen për rolin e aviacionit në ndryshimet klimatike. Gjatë fjalimit të saj në Kombet e Bashkuara ajo përmendi pasojat e aviacionit në ngrohjen gobale duke përfshirë ngritjen e nivelit të detit, shkaktimin e nxehtësisë, uraganeve, përmbytjet dhe thatësinë.

Prej vendeve, realizimi i fluturimeve të së cilave shkakton më së shumti emetime të CO2 janë SHBA-të, Kina, Britania e Madhe, Japonia dhe Gjermania.

Sipas një plani të miratuar tre vjet më parë nga ICAO, linjat ajrore do të fillojnë të reduktojnë vullnetarisht pjesën më të madhe të emetimeve të tyre të dioksidit të karbonit duke filluar nga viti 2020. Një shembull  konkret do të ishte përdorimi i energjisë së rinovueshme ose alternativa të tjera të dizajnuara për të zvogëluar emetimet.

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *