‘Ndoshta viti më i keq në shekull ’, thuhet në raportin e 2019 për mjedis

 ‘Ndoshta viti më i keq në shekull ’, thuhet në raportin e 2019 për mjedis

Nxehtësia dhe thatësira shënoi rekord në të gjithë Australinë, duke pasur kushtet më të këqija mjedisore në të gjithë vendin që nga viti 2000, me rrjedhjet e lumenjve, mbulesën e pemëve dhe jetën e egër të cilat u goditën në “shkallë të paparë”, sipas një raporti të ri.

Indeksi i kushteve mjedisore në Australi që u shënuan në vitin 2019, ka shkuar 0.8 nga 10 – i cili është rezultati më i keq në të gjitha vitet e analizuara nga 2000.

Viti u përcoll me zjarre të papara, nxehtësi rekorde, lagështi shumë e ulët e tokës, rritje e ulët e bimësisë dhe 40 shtesa në listën e specieve të kërcënuara.

Autori kryesor i raportit, Prof. Albert van Dijk i shkollës së mjedisit dhe shoqërisë Fenner të Universitetit Kombëtar Australian, tha për Guardian se Australia në 2019’ën ishte “ndoshta viti më i keq në shekull ose më shumë” për mjedisin.

“Ky nuk është normaliteti i ri – kjo vetëm po vazhdon të përkeqësohet,” tha ai, duke shtuar se viti 2019 kishte parë një “zbritje të vazhdueshme në një të ardhme gjithnjë e më të varfër. Ju filloni të shihni se ekosistemet prishen dhe më pas luftoni për t’u rikuperuar para shqetësimit tjetër të madh.”

Raporti i Mjedisit në Australi shënoi kushte mjedisore në shtatë tregues – përmbytje, rrjedhje, rritje e bimësisë, zonë e gjetheve, mbrojtje e tokës, mbulesë e pemëve dhe numri i ditëve të nxehta.

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *