Ndryshimet klimatike ngrisin nivelin e detit

 Ndryshimet klimatike ngrisin nivelin e detit

Ngritja e nivelit të detit nuk është e vetmja karakteristikë e ndryshimeve klimatike që do të afektojë vijat bregdetare rreth e qark botës. Studiuesit e World Economic Forum në një studim shkencor kanë publikuar disa të gjetura interesante që tregojnë se një planet i ngrohur do të ndryshojë valët e oqeane përgjatë më shumë se 50% të vijave bregdetare kudo në botë.

Nëse klima ngrohet më shumë se 2 gradë celsius sesa në nivelet e periudhës para industriale, jugu i Australisë do të përjetojë valë më të mëdha që mendohet se do ta destabilizojnë bregdetin. Shkencëtarët janë duke i monitoruar me kujdes valët dhe ndryshimet që ato po i shkaktojnë bregdeteve. Ata janë duke i analizuar plazhet e krijuara, laguna dhe shpella detare për të parë se si janë krijuar në të kaluar dhe për të identifikuar ndryshimet që kanë pësuar përgjatë viteve.

Valët krijohen në erërat sipërfaqësore. Ndryshimet klimatike janë shtysë që do të ndryshojnë rrjedhën e erërave në botë. Ngjashëm, këto çrregullime në erëra pritet t’i ndryshojnë globalisht kushtet e valëve oqeanike. Për më tepër, ndryshimet e valëve rrisin nivelin e detit dhe kanë potencial që valët të qarkullojnë nga ujërat e thella në të cekëta, aspekt ky tejet i rrezikshëm për ekosistemin detar.

Nga një studim i realizuar rishtazi ka identifikuar që shpejtësia e erërave është rritur për 1.5 metra për sekond dhe lartësia e valëve është rritur deri në 30cm, një rritje prej 8 deri në 5%.

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *