Ndryshimi i klimës: A do ta shpëtojë planetin mbjellja e miliona pemëve?

 Ndryshimi i klimës: A do ta shpëtojë planetin mbjellja e miliona pemëve?

Nga Greta Thunberg tek Donald Trump, linjat ajrore deri te ndërmarrjet e naftës, të gjithë papritmas po çmenden për pemët.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar është zotuar të mbjellë miliona në vit ndërsa vendet e tjera kanë skema që hyjnë në miliarda, raporton BBC.

Por a janë këto ambicie madhështore të arritshme? Sa dioksid karboni me të vërtetë tërheqin pemët nga atmosfera? Dhe çfarë ndodh me një pyll, të sapo mbjellë përgjatë dekadave të ardhshme?

Premtimi i konservatorëve për mbjelljen e 30 milion pemëve në vit, i konfirmuar në buxhet, është një hap i madh në normat aktuale. Kritikët pyesin nëse është e mundur duke pasur parasysh se objektivat e mëparshëm ishin shumë më të lehtë dhe nuk u përmbushën.

Nëse arrihet niveli i ri i mbjelljes, kjo do të çonte në rreth 17% të Britanisë së Madhe të pyllëzohet, në krahasim me 13% sa është tani.

Mbjellja e pemëve është një ide e popullarizuar sepse pyjet nuk janë vetëm të bukura, por edhe të dobishme: ato mbështesin jetën e egër, ndihmojnë në parandalimin e përmbytjeve dhe sigurojnë lëndë druri.

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *