Njeriu që ndërtoi një rezort ishulli nga mbetjet e plastikës

 Njeriu që ndërtoi një rezort ishulli nga mbetjet e plastikës

Për shumë njerëz, një grumbull shishesh plastike që lundrojnë në një lagun do të ishte negative. Për sipërmarrësin Eric Becker, ajo ngjalli një ide për një mundësi biznesi.

Mes mbeturinash, ai kishte një vizion për të ndërtuar një vend me pishina, bare dhe zona relaksimi.

Becker fillimisht u zhvendos në Bregun e Fildishtë, me një plan për të ngritur një biznes katamaran. Iu deshën gjashtë vjet për të ndërtuar vendpushimin e ishullit nga shishet plastike, iu tha ai Reuters’it.

Rezultati i gjithë asaj pune, noton në 700 mijë shishe të paketuara në kuti, në mes të lagunës së Abidjanit, me një hotel që u hap në vitin 2018, raporton Reuters.

“Pak nga pak, ideja ime për të ndërtuar një varkë udhëtimi u shndërrua në atë se si të ndërtojmë një sistem,” thotë Becker.

Rreth 100 mysafirë vizitojnë ishullin çdo javë, me shumicën që vijnë gjatë fundjavave. Ndërkohë që ka panele diellore për energji elektrike, ndërsa uji duhet të nxirret nga toka sepse laguna është shumë e ndotur.

Projekti tregon se si plastika mund të ripërdoret në mënyra inovative.

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *