Njihuni me atletet 100% pa plastikë

 Njihuni me atletet 100% pa plastikë

Photo credits: WAES

I’u prezantojmë me trendin më të ri të atleteve, njëherit me atletet e para 100% pa plastikë dhe të biodegradueshme. WAES është një kompani e themeluar me qëllim mbrojtjen dhe ruajtjen e ambientit, emri i së cilës është akronim i fjalëve Ujë, Ajër, Tokë dhe Diell në gjuhën angleze!

Produktet e tyre përveq tjerash duken shumë bukur. Sipas përfaqësuesve të kësaj kompanie prodhimi i këtyre atleteve pa dëme në ambient është një proces i kushtueshëm. Megjithatë një pjesë e të ardhurave nga secila këpucë shkon në ndihmë për të pastruar plazhet dhe për të mbjellë pemë. Kështu, kur blejmë të tilla këpucë ne jo vetëm që e përmbushim një nevojë tonën por i kontribuojmë edhe ambientit.

Pjesa e poshtme e këtyre atleteve është e formuar nga një lloj gome e nxjerrë nga pemët. Sipas tyre procesi është mjaft i ndërlikuar, ku për prodhimin e një këpuce të vetme në fabrikë nevojitet më shumë se një javë. Materiali i përdorur është organik, ndërsa është e qepur me fije kërpi apo pambuku.

Duke qenë se çdo atlete apo këpucë e zakonshme përmban sasi të konsiderushme të plastikës, e bën të pamundur reciklimin apo kompozimin e tyre në natyrë duke u klasifikuar kështu si ndotësit plastik më të mëdhenj.

Lexo më shumë

1 Comment

  • Shume te mira 🙂

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *