Njoftohuni me aktivisten e re botërore kundër ndryshimeve klimatike

 Njoftohuni me aktivisten e re botërore kundër ndryshimeve klimatike

Licyprita Kangujam është një tjetër aktiviste e mitur nga India që po lufton aktivisht ngrohjen globale. Aktivistës së re mediat botërore po i referohen shpesh herë si “Greta” e Indisë për pasionin që ajo ka kundër ndryshimeve klimatike. Gjatë konferencës COP25, aktivistja nga Manipuri ka mbajtur fjalim në prani të 21 shteteve të botës duke adresuar çështjen e ndryshimeve klimatike. Ajo kërkoi nga liderët botëror të marrin masa urgjente për t’i shpallur luftë këtij fenomeni.

Gjatë konferencës në Madrid, Licyprita u mirëprit nga të pranishmit dhe mediat Spanjolle, të cilat e vlerësuan shumë duke e cilësuar si një vajzë intelegjente. Ndër të tjera babai i Licyprita i cili e shoqëron kudo aktivisten, në një intervistë për media tha se “kemi bërë përpjekje tek qeveria Indiane për të na ndihmuar financiarisht me qëllim që t’a adresojmë këtë cështje siç duhet mirëpo kërkesat tona kanë rënë në veshë të shurdhër”, raporton The Economic Times.

Për më tepër, ai shtoi se kur Licyprita ka pranuar ftesën e UN për të marrë pjesë në konferencën COP25, familja nuk ka qenë në gjendje që t’i gjej paratë për të mbuluar shpenzimet e udhëtimin në Spanjë. Në këtë rast familja ka dërguar disa kërkesa tek zyrtarët qeveritar për t’ua mbuluar shpenzimet mirëpo asnjëherë nuk kanë pranuar përgjigje. Rrjedhimisht shpezimet e udhëtimit janë mbuluar nga një person vullnetar i cili bashkëndjenë më kauzën.

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *