Noodles Vegane

Pregatitja:
Në një tigan me vaj ulliri shtohen speci djegëst, xhinxheri dhe hudhëra e copëtuar imët. Fërgohen për 5 minuta në temperaturë të ulët. Pastaj në tigan shtohet karrota dhe preshi i prerë në copëza rrumbullake. Që të gjitha fërgohen për 2 minuta të tjera. Më pastaj shtohen kërpudhat dhe i lemë sërish të fërgohen. Krejt në fund masës së fituar i shtojmë kripë, piper të zi dhe qimnon.
Kurse në një enë të thellë vendosim noodles dhe i mbulojmë më ujë të vluar dhe i lejmë që të zbuten afërsisht për 6 minuta. Në një enë tjetër më të vogël, tofun e prerë në kube relativisht të vogla e marinojmë me salcë soja, salcë pikante, salcë bbq dhe susam.
Pasiqë të marinohet tofu për 5 minuta shtojmë atë në tiganin me perime të fërguara dhe i shtojmë lakrën e imtësuar. Në momentin që përbërësit të jenë gati, i shtojmë noodles dhe pjatën e zbukurojmë sipër me gjethe majdanozi.
Përbërësit:
1 lugë gjelle xhinxher (imtësuar në rende)
1 spec djegëst
2 thelpinjë hudhër
1 trung presh
1 karrotë
300 gr kërpudha portabella
30 gr lakër të bardhë
20 gr tofu
1 lugë të vogë l kripë
1 lugë të vogë l piper të zi
1 lugë të vogë l qimnon
3 lugë gjelle salcë soja
1 lugë gjelle salcë grilli (bbq)
1 lugë gjelle salcë pikante
1 lugë gjelle susam
125 gr noodles orizi
Referencë: Genta Sylejmani