Numri i të vdekurve me koronavirus arrin në 41

 Numri i të vdekurve me koronavirus arrin në 41

Photo Credits: Hector Retamal/AFP via Getty Images

Me gjithë përpjekjet e Qeverisë Kineze për të izoluar shpërndarjen e virusit Wuhan, sot në orët e hershme të mëngjesit autoritetet përkatëse të shtetit, Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë, ka bërë të ditur se kanë pranuar 444 raste të reja të të infektuarve, kurse numri i të vdekurve është 41. Në total janë të konfirmuara 1287 raste me virusin Wuhan kurse 237 janë raste të rënda që rrezikojnë vdekjen, raporton Bloomberg.  

Ushtria e Popullore për Çlirim ka dërguar 450 persona si personel mjekësor për t’i dal në ndihmë Wuhanit në këto raste emergjente. Kryesisht janë dërguar individ të specializuar për luftimin e sëmundjeve virale. Qendra Shëndetësore në Wuhan është duke u munduar që të trajton qindra pacient të sëmurë, dhe një pjesë e tyre janë larguar nga spitalet si pasojë e hapësirave të pamjaftueshme për kurim.

Histeria e përhapjes së mëtutjeshëm të virusit vjen si rezultat i lëvizjeve të shumta nga miliona njerëz të cilët tentojnë t’a festojnë festën e Vitit të Ri Lunar me më të dashurit e tyre. Njëherit festa më e madhe në Kinë. Përkundër faktit që fluturimet nga aeroporti i Wuhan janë ndaluar, tashmë virusi është shpërndarë në shtete të ndryshme të botës. E kjo si pasojë e vonesës së një politike të tillë.

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *