Organizohet aktivitet promovues i çiklizmit

 Organizohet aktivitet promovues i çiklizmit

Klubi Alpin i Prishtinës është duke organizuar eventin “Me një biçikletë s’vjen vera…” me datë 14 qershor  për promovimin e një jete më të shëndetshme në përpjekje për ta shmangur trafikun urban.


Grumbullimi i çiklistëve do të bëhet në sheshin “Zahir Pajaziti” në qendër të Prishtinës, në ora 10:30. Gjatësia e rrugës së përshkruar për këtë aktivitet do të jetë 50 kilometra duke parakaluar nga Prishtina në Mramor deri në Badovc si dhe  anasjelltas. Është e rëndësishme të potencohet se rruga është e asfaltuar dhe vështirësia e terenit është mesatare.

Organizatorët bëjnë të ditur se të gjithë pjesëmarrësit duhet të pajisen me masa mbrojtëse si helmeta dhe maska. Personat nën moshën 16 vjeçare janë të obliguar që të shoqërohen nga prindërit.

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *