Organizohet Java e Gjelbër në Prishtinë

 Organizohet Java e Gjelbër në Prishtinë

Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me organizatën jo qeveritare Ballkan Green Foundation paralajmërojnë zhvillimin e një sërë aktivitetesh në kuadër të “Javës së Gjelbër”. Me këtë rast aktivitete të shumta do të realizohen me qëllim të promovimit të vlerave ambientale.

Gjatë Javës së Gjelbër, në Prishtinë do të organizohen seminare, ëebinare dhe projekte të ndryshme informuese. Në fund do të realizohet një ngjarje e madhe me qëllim të rikthimit të plotë të fokusit në gjelbërimin e ambientit, jo vetëm në Prishtinë por në gjithë Kosovën..

Për ta mundësuar organizimin e kësaj jave të rëndësishme për banorët e kryeqytetit, Komuna e Prishtinës përmes përshkrimit në event ju është falënderuar bashkëpunëtorëve të shumtë të cilët mundësuar vitalizimin e projektit, dukë përfshirë këtu; EBRD, GIZ, EU, Kino Armata etj.

Është e rëndësishme të potencohet se aktivitetet e kësaj jave do të realizohen nga data 1 deri më 7 qershor.

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *