Paditen Coca Cola dhe Pepsi për krijimin e ‘telashit’ të ndotjes plastike

 Paditen Coca Cola dhe Pepsi për krijimin e ‘telashit’ të ndotjes plastike

Coke, Pepsi, Nestlé dhe kompani të tjera të mëdha, po paditen nga një grup mjedisor në Kaliforni, për krijimin e një “telashi” të ndotjes plastike dhe mashtrimit të konsumatorëve në lidhje me riciklimin e plastikës.

Padia, e paraqitur në gjykatën superiore të rrethit San Mateo, argumenton se kompanitë që shesin shishe plastike dhe çanta që përfundojnë duke ndotur oqeanin duhet të mbahen përgjegjës për dëmtimin e mjedisit, raporton Guardian.

Instituti Earth Island, i cili ngriti padi, thotë se një sasi e konsiderueshme prej tetë deri në 20 milion ton plastike që hyjnë në oqeanet e Tokës çdo vit, mund të gjurmohen përsëri në një pjesë të vogël të kompanive, të cilat mbështeten shumë në paketimin plastik me përdorim të vetëm.

Padia kërkon që këto kompani të paguajnë për të korrigjuar dëmin që ndotja plastike i ka shkaktuar Tokës dhe oqeaneve.

Gjithashtu kërkon që këto kompani të ndalojnë reklamimin e produkteve si “të riciklueshme”, kur ato në të vërtetë nuk janë ricikluar.

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *