Përdorimi i biçikletave si mjete transportuese

 Përdorimi i biçikletave si mjete transportuese

Popullsia urbane çdo vit e më shumë po rritet dhe tregtia elektronike në vitin 2019 është zgjeruar me 20% që nga viti i kaluar. Kjo do të thotë më shumë transport tregtar i cili tashmë është përgjegjës për një të katërtën e emetimeve globale të CO2.

Shumica e kamionëve të shpërndarjes në të gjithë botën bëjnë të paktën 100 ndalesa të shkurtra në ditë, duke shkaktuar bllokim të rrugës, ndotje të ajrit dhe vonesa në trafik. Për këtë arsye, shumë qytete janë duke gjetur alternativa sa më ekologjike dhe efikase për të transportuar produktet e porositura online.

Jalon Montréal, një organizatë që synon të gjejë zgjidhje për lëvizjet urbane, ofron një zgjidhje për problemin e shpërndarjes. Ata sygjerojnë hapjen e pikave më  të vogla të kompanive shpërndarëse brenda qytetit, duke shmangur depot e mëdha periferike. Prej aty produktet mund të shpërndahen përmes biçikletave të veqanta për bartjen e ngarkesave.

Kjo ide është përkrahur dhe ka filluar të implementohet nga disa kompani shpërndarëse në Londër, Berlin dhe Oslo. Përmes kësaj ata synojnë të zvogëlojnë bllokimet, të përmirësojnë sigurinë në rrugë dhe të ndihmojnë qytetet e tyre të përmbushin objektivat ambicioze të emetimeve të CO2.

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *