Periudha pas covid-19: Plane të reja për zvogëlimin e CO2 në atmosferë

 Periudha pas covid-19: Plane të reja për zvogëlimin e CO2 në atmosferë

Forumi Botëror për Ekonomi raporton se Gjermania pas periudhës pandemike do të ndërmerr masa relevante për ta stimuluar ekonominë e gjelbër që do të ndihmojë zvogëlimin e emetimit të CO2 në atmosferë.

Kancelarja Merkel ka bërë të ditur se do të krijojë fonde për subvencionimin e prodhimeve të gjelbërta apo të përshtatshme për ambientin. Insentivat për blerjen e veturave elektrike do të kenë fokus të veçantë si dhe investimet tjera kapitale të gjelbëra.

Vlen të specifikohet se momentalisht në Gjermani gjysma e prodhimit të energjisë elektrike për konsum vendor është energji e ripërtërishme. Nga viti 2021 të gjitha mjetet e transportit dhe kompanitë që operojnë me energji jo të renovueshme do të taksohen më tepër.

Si shtyllë ekonomike në Europë, Gjermania do të mbështes planin e BE-së për mitigimin e ndryshimeve klimatike. Tashmë target i këtij plani është zvogëlimi i emetimit të gazrave në atmosferë për 40% deri në vitin 2030, kurse me iniciativën e re të Gjermanisë zvogëlimi i emetimit të gazrave do të bëhet 50-55%.

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *