Planifikohet mbjellja e 50,000 fidaneve të reja

 Planifikohet mbjellja e 50,000 fidaneve të reja

Më shumë se 50,000 pemë të reja planifikohet të mbjellen në zonat urbane të Anglisë pasiqë 13 projekteve veçse ju është dhënë drita e gjelbërt. Fondi i qeverisë për mbjelljen e pemëve në zonat urbane ka ndarë një shumë prej 10 milion funtash.

Projekti do të implementohet në disa qytete të Anglisë, Kornuell, Londër, Manqester dhë në disa vende të Anglisë veriore. Sekretarja e Mjedisit, Theresa Villiers tha se fidanet e reja do të ndihmojnë në luftimin e ndryshimeve klimatike si dhe do të lidhin zonat urbane me natyrën, raporton BBC.

Më shumë se 22,000 pemë të mëdha dhe 28,000 të vogla do të mbjellen përgjatë realimit të 13 këtyre projekteve. Deri në vitin 2021 planifikohen që në total të mbjellen 130,000 pemë të reja kudo rreth e qark Anglisë në një hapësirë prej 30,000 hektarësh.

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *