Poli i Verit/ Anulohet festivali tradicional i gdhendjes, nuk ka akull të mjaftueshëm

 Poli i Verit/ Anulohet festivali tradicional i gdhendjes, nuk ka akull të mjaftueshëm

Festivali tradicional i gdhendjes së akullit në qytetin e Polit të Veriut, rreth 22 km në juglindje të Fairbanks është anuluar këtë vit si pasojë e mungesës së përbërësit kryesor, akullit!

Për herë të parë në 14 vjet, zyrtarë nga Alaska thonë se nuk ka akull të mjaftueshëm në pellgje lokale për realizuar gdhendjen. Që nga muaji shtator, temperaturat janë ngritur vazhdimisht mbi mesataren. Sipas Rick Thoman, specialist i klimës në Qendrën Ndërkombëtare të Kërkimeve Arktike në Fairbanks, temperatura më e ulët e regjistruar në Polin e Veriut ishte 14ºF apo -10ºC gjatë muajit Tetor . Ky është niveli më i ulët i regjistruar që prej kur filluan regjistrimet e temperaturës 50 vjet më parë.

Sipas Thoman, ngrohja e oqeaneve dhe mungesa e akullit po kontribuojnë në rritje të nxehtësisë në atmosferë dhe kështu nuk është për t’u çuditur moti i ngrohtë që karakterizoi Tetorin.

Burimi: The Weather Network

Gjatë kësaj periudhe temperaturat janë ulur shumë pak por janë shoqëruar me reshje dëbore, e cila nuk i ndihmon krijimit të akullit, gjë që ka sjellur edhe anulimin e festivalit në fjalë.

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *