Presidenti i Brazilit thotë se Leonardi DiCaprio qëndron prapa zjarreve në Amazonë

 Presidenti i Brazilit thotë se Leonardi DiCaprio qëndron prapa zjarreve në Amazonë

Jair Bolsonaro akuzon rrejshëm aktorin e mirënjohur Hollywood-ian Leonardo DiCaprio duke theksuar se qëndron prapa ndezjes së zjarreve në Amazonë. Siç dihet tashmë aktori DiCaprio është një aktivist dhe filantrop që adreson çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me ruajtjen e biodiversitetit dhe mbrojtjen e ambientit.

Ky lajm u bë i ditur për publikun përmes një postimi live në rrjetin social Facebook gjersa Presidenti Bolsonaro dëgjohet duke akuzuar Leonardo DiCaprion me këto fjalë “Ti i mallkuar qofshë për bashkëpunimin që po e bënë në djegien e Amazonës”. Vlen të specifikohet se kjo akuzë nuk është e bazuar në prova dhe nuk është hera e parë që Presidenti Brazilian, një popullist i djathtë jep deklarata falso. Muaj më parë ka akuzuar OJQ-të vendore që qëndrojnë prapa zjarreve në Amazonë, zjarre këto me pasoja globale.

Pyjet e Amazonës konsiderohen si mushkëritë e botës duke prodhuar 20% të oksigjenit në botë. E pasur me një botë shtazore që përbëjnë gjysmën e specieve të botës, më saktë është habitat i 10 milion specieve të florës dhe faunës, që fatkeqësisht po rrezikohen drejt zhdukjes. Po ashtu, në Amazonë jetojnë fise indigjiente të njerëzve që ju janë adaptuar mënyrës primitive të të jetuarit.

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *