Prezentohen alternativa të ndryshme kundër ngrohjes globale

18% e gazrave që emitohet në atmosferë vjen si rezultat i industrisë së mishit. Më përkatësisht mbajtja e bagëtive nëpër farma kontribon në degradimin e uji dhe tokës (shpyllëzimi) që njëherit dëmton rëndë biodiversitetin. Rrjedhimisht, i gjithë ky fenomen ndikon dukshëm në ngrohjen e klimës globale. Për të prodhuar vetëm 1 kilogram mish gjedhi kërkohen 25 kilogram grurë dhe rreth 15,000 litra ujë, kurse për prodhimin e mishit të derrit shpenzimet e ujit dhe grurin janë më të vogla.


Si përgjigje ndaj kësaj dukurie, një grup shkencarësh kanë arritur që të prodhojnë në laborator stek lope. Nga qelizat e lopës shkencëtarët kanë arritur që të rrisin artificialisht mishin në një skelë 3-D pa qenë nevoja të prejnë lopën. Si rezultat rritja e mishit në laborator përshkruhet si më pak ndotje e ambientit dhe mishi i prodhuar aty i posedon të gjithë përbërësit e saktë që e karakterizojnë atë. Meqenëse rritja e mishit në laborator është bërë në një ambient të pastërt, përdorimi i antibiotikëve nuk është i nevojshëm.

Marrë parasysh faktin që nga viti 2000 deri në vitin 2050 kërkesa për mish do të rritet drastikisht, shkencëtarët janë duke punuar intenzivisht që prodhimi i mishit të koncentrohet në të ardhmen kryesisht në laborator por që njëherit të jetë me kosto të ulët apo të përballueshme nga masa. E gjithë kjo urgjencë është duke u bërë më qëllim që të mbrohet ambienti.


Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *