Prezentohen inovacione në çiklizëm që bëjnë botën më të gjelbërt

 Prezentohen inovacione në çiklizëm që bëjnë botën më të gjelbërt
  1. Prodhimi i biçikletave nga bambusi në Gana

Një kompani në Gana të Afrikës është duke prodhuar si dhe duke i mësuar të rinjët e vendit se si të prodhojnë biçikleta nga bima e bambusit. Mund të ju duket sureale mirëpo bambusi konsiderohet si material më i fortë se çeliku kur bëhet fjalë për përpunimin e bambusit dhe sforcimin e tij për prodhime të rënda. Mbi të gjitha krahasuar me procesin e prodhimit të biçikletave nga metalet, prodhimi i tyre me bambus shpenzon më pak elektricitet si dhe dukshëm më pak kemikalie të dëmshme. Prandaj edhe kjo formë inovative e prodhimit të biçikletave konsiderohet që shërben në benefit të ambientit. 

Për më tepër kjo kompani ka hapur vende të reja pune e veçanërisht për gratë në zonat rurale. Dhe për çdo prerje të një druni bambus, kompania planifikon të mbjellë 10 të tjera. Siç është evidente drunjët e bambusit në klimë tropikale rriten dhe shumohen shumë shpejtë, andaj edhe nuk paraqet problem prerja e tyre për përdorim në industrinë e biçikletave.

2. Ambulanca çikliste e Londrës

Shërbimet e Ambulancës në Londër kanë një njësit të veçantë që operon me anë të biçikletave. Ideja për t’i ofruar ndihmë hospitalore qytetarëve të Londrës vjen si pasojë e rrugëve të ngarkuara dhe hapësirës së mangët për të vepruar shpejt.

Kjo metodë konsiderohet si të përshtatshme për ambientin pasiqë për qarkullim të shërbimeve ambulative nuk futen në përdorim makinat që funksionojnë me karburante. Në këtë rast nuk bëhet lirimi i dioksidit të karbonit në atmosferë që kryesisht emitohet përmes djegies së karburanteve

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *