Prishtinë: Ajri i ndotur arrinë nivelin e “Pa Shëndetshëm”

 Prishtinë: Ajri i ndotur arrinë nivelin e “Pa Shëndetshëm”

Me zbritjen e temperaturave në Prishtinë, çdo vit shfaqet fenomeni i ndotjes që tashmë po konsiderohet si kancer i shoqërisë tonë. Sipas Agjencisë Europiane të Mjedisit çdo vit mesatarisht në Kosovë vdesin 3700 persona nga sëmundjet kardiovaskulare që shkaktohen si pasojë e ndotjes.

Mungesa e infrastrukturës adekuate për ngrohje qendrore që do duhej të mundësohet nga shteti, ka detyruar qytetarët që të gjejnë forma alternative për të siguruar ngrohjen. Format më të përballueshme konsiderohen të jenë ato me djegien e qymyrit dhe drurit.

Përpos që prodhimi i energjisë përmes termocentralit konstant ndikon në ndotjen e ajri, gjatë sezonës së dimrit cilësia e ajrit përkeqësohet dukshëm. Në orët e hershme të mëngjesit, sipas “Air Quality Index”, të mundësuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, ndotja e ajrit arrinë nivelin që konsiderohet si e pashëndetshme.  Të kujtojmë këtu që me uljen e temperaturave gjatë muajit dhjetor dhe janar, ndotja ka arritur nivelet më të larta ku Prishtina ka rezultuar të jetë si një ndër 5 qytetet më të ndotura në botë.  

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *