Pse Kosova nuk i bashkohet thirrjes botërore kundër luftës globale?

 Pse Kosova nuk i bashkohet thirrjes botërore kundër luftës globale?

Si replikë kundër ngrohjes globale shumë shtete në botë janë mobilizuar për të luftuar këtë dukuri e cila parashihet të ketë pasoja katastrofale brenda 30 viteve.

Janë identifikuar forma të ndryshme të cilat mund të ndikojnë pozitivisht në uljen e temperaturave globale. Mbjellja e drunjëve është duke u praktikuara në përmasa të mëdha nga shumë shtete të botës e veçanërisht nga ato të cilat më së shumti janë duke u afektuar nga ngrohja globale; India, Pakistani, dhe disa shtete Afrikane.

Në Gusht të këtij viti vetëm në Etiopi brenda 12 orëve janë mbjellur 350 milion drunjë që njëherit është shënuar rekordi botëror i Ginisit. Kurse në Indi përgjatë lumit Narmada janë mbjellur 66 milion drunjë për 12 orë nga gjithsej 1.2 milion vullnetarë. Kuptohet që Kosova nuk i ka kapacitetet njerëzore dhe gjeografike për t’u mobilizuar në këto përmasa, mirëpo prap se prap mund të kontriboj në suaza më të vogla kundër ngrohjes globale. Implementimi i politikave relevante mund tëjetë tejet i lehtë për t’u aplikuar me qëllim për të përmirësuar gjendjen aktuale. Një shembull i mire është rasti i Filipineve ku nxënësit e shkollave të mesme janë të obliguar të mbjellin të paktën 10 pemë në mënyrë që të diplomojnë. Një politikë e tillë mund të bëhët lehtësisht edhe në Kosovë.


Një rast tjetër i mirë që është duke luftuar aktivisht ngrohjen globale është shteti i Irlandës. Zyrtarët e këtij vendi kanë marrë vendim që deri në vitin 2040 të mbjellin 440 milion drunjë rreth e qark vendit. Po ashtu, shumë persona janë duke e kanalizuar dietën e tyre në vegjetarian dhe vegan në mënyrë që t’a stopojnë ngrohjen globale, pasiqë prodhimi i mishit dhe produkteve të qumshtit konsiderohet si njëri ndër shkaktarët më të mëdhenj të ngrohjes globale. Vetëm në Europë 3.5% çdo vit rritet numri i vegjetarianëve.

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *