Qëndrime kontraverse rreth luftës ndaj zjarreve të egra në Amerikë!

 Qëndrime kontraverse rreth luftës ndaj zjarreve të egra në Amerikë!

Bloomberg raporton se Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka kritikuar ashpër Guvernatorin Neësom duke e cilësuar punën e tij si të tmerrshme. Për më tepër, ky burim informacioni citon që Presidenti Amerikan të ketë deklaruar se “Shteti i Kalifornisë nuk do të merrë ndihma financiare nga buxheti federal për këtë çështje”.

Ndërsa aktori John Cena përmes një postimi në llogarinë e tij në tweeter bënë të ditur se planifikon të dhurojë donacion në vlerë prej 500,000 dollarësh për të luftuar zjarret e egra që kanë kapluar shtetin e Kalifornisë tash e një javë.

Për momentin John Cena është duke realizuar një film ku luan rolin e një zjarrëfiksi. Filmi që do fillojë të shfaqet nëpër kinema nga 8 Nëntori quhet “Playing with Fire” dhe i takon zhanrit komedi.

Siç dihet tashmë zjarret e egra në Kaliforni kanë dalë nga kontrolli ku qindra mijëra banorë janë evakuar.

Më anë të videos së postuar në tweeter, Cena ndër të tjera thotë së “zjarrëfiksat janë heronjët tanë dhe nga respekti për punën e tyre jap donacion prej gjysmë milion dollarësh”.

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *