Qeveria Uellsiane planifikon ndalimin e plastikës njëpërdorimshe nga viti i ardhshëm

 Qeveria Uellsiane planifikon ndalimin e plastikës njëpërdorimshe nga viti i ardhshëm

Qeset plastike dhe mbajtësit e ushqimit dhe pijeve me polisterol, duket se do të ndalohen në Uells të Britanisë së Madhe, sipas propozimeve të qeverisë Uellsiane.

Thuhet se ndalimi do të ishte pjesë e masave më të gjera për ta bërë Uellsin vendin kryesor të riciklimit në botë, raporton Guardian.

Plastikat e prekura përfshijnë pipat, miksera, sytha pambuku, shkopinj tullumbace, pjata dhe takëm, kontejnerë ushqimesh dhe pije të bëra nga polistireni i zgjeruar, dhe produkte të prodhuara nga plastika oxoksiduese, siç janë llojet e caktuara të qeseve mbajtëse.

Hannah Blythyn, zëvendësministre për strehim dhe qeverisje lokale, tha se një konsultim mbi propozimet do të zhvillohet në muajt e ardhshëm, me kufizime që do të zbatoheshin vitin e ardhshëm.

“Plastika me një përdorim që duam të ndalojmë është e vështirë për t’u ricikluar dhe shpesh gjenden në plazhet dhe detet përreth bregdetit tonë, duke goditur vendin tonë të bukur dhe duke dëmtuar mjediset tona natyrore dhe detare,” tha ministrja.

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *