Recetë për pasta vegane

 Recetë për pasta vegane

Photo Credits: Tasty

Përgatitja:

Në një tigan e shtojmë vajin e ullirit dhe më pastaj qepët dhe hudhrën e grirë. I fërgojmë për pak minuta derisa këto dy përbërës lirojnë aromë dhe pastaj shtojmë pastën e domateve dhe tomatinat e copëtuara në gjysmë. I përziejmë dhe i shtojmë kripën dhe piperin sipas shijes, stokun e perimeve, qumështin e bademave dhe pastat në sasi për dy persona. I lejmë të ziejnë për pak minuta në temperaturë mesatare dhe në vijim i shtojmë spinaqin dhe tharmin ushqyes (nutritional yeast). Të gjitha këto përzihen mirë dhe lihen në zjarr derisa uji të avulloset plotësisht.

Shënim: Kjo recetë mund të bëhet edhe vegjetariane. Në vend të tharmit ushqyes mund të përdorin djath parmezan dhe në vend të qumështit të bademave mund të përdorin qumësht lope.

Përbërësit:

Vaj Ulliri

1 qepë

3 thelpinjë hudhër

2 lugë gjelle pastë domatesh

10 tomatina

Kripë

Piper i zi

500 ml stok perimesh

500 ml qumësht bademi

Pasta

30 gr spinaq

2 lugë gjelle tharm ushqyes

Referencë: tasty

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *