Recetë Vegjetariane: Kungulleshkë e Mbushur

 Recetë Vegjetariane: Kungulleshkë e Mbushur

Përgatitja:

Fillimisht I prenë qoshet e kungulleshkave dhe më pastaj i pren ato vertikalisht në mes. Me një lugë pjesën e brendshme të tyre e largon. Mos të harrojmë që pjesa e brendshme e larguar duhet ruajtur në mënyrë që të përdoret më vonë në përgatitjen e recetës. Kungulleshkat fërgohen në vaj ulliri dhe largohen në një enë.

Kurse në tigan shtojmë pak vaj ulliri, qepën, domaten, specat, turmerik, kungulleshkë, piper djegëst, erëza të përziera indie, kripë dhe majdanoz. Duhet përmendur fakti që të gjitha perimet duhet prerë në kube të vogla. Fërgohen për pak minuta dhe lihet të ftohen.

Më pastaj në një tigan tjetër me pak vaj ulliri fërgohen grimcat e thelpinjëve të hudhrës dhe thërmijat e bukës. Në fund kungulleshkat renditen në një tepsi dhe mbushen me perimet e fërguara dhe sipër i shtohen thërmijat e bukës. Parase të futen në furrë kungulleshkat e mbushura spërkatën me jogurt.

Përbërësit:

3 kungulleshka

Vaj ulliri

½ lugë gjelle kim

1 qepë

1 domate

1 spec

1 spec të gjelbërt

1 spec I kuq

Pak turmerik

Kungulleshkë (pjesa e brendshme)

1 lugë gjelle piper djegëst

1 lugë erëza indie

1 lugë kripe

Majdanoz

3 thelpinjë hudhër

½ filxhan thërmija buke (prezlle)

Jogurt

Referencë: Flavours Treat

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *