Recetë Vegjetariane me Kuinoa Plot Proteina

 Recetë Vegjetariane me Kuinoa Plot Proteina

Përgatitja:

Fillimisht kuinoa shpërlahet mirë me ujë me qëllim që t’i largohet shija e hidhur. Më pastaj vendoset në një tenxhere ku i shtohen 2 gota me stok vegjetarian dhe lihet të ziej në temperaturë relativisht të ulët derisa uji të shterret plotësisht.

Kurse në një tigan vendosim vajin e susamit dhe shtojmë thelpinjët e hudhrës të imtësuar mirë, qepën dhe karrotën. I fërgojmë për pak minuta derisa të zbuten paksa dhe më pastaj i shtojmë bizelet. Në momentin që perimet janë gati i largojmë anash tiganit dhe shtojmë vezët e rrahura. Dhe në fund pasiqë të përzihen të gjitha së bashku, shtojmë kuinoa, salcën e sojës, salcën e djegëst dhe kripë sipas shijes. Dhe në fund kur të jetë gati receta i shtojmë sipër gjethet e qepëve të reja.

Përbërësit:

2 thelpinjë hudhër

1 qepë

1 karrotë

1 filxhan bizele

Salcë soja

Salcë djegës

Kripë

Vaj susami (apo misri)

2 vezë

1 qepë e re

1 gotë kuinoa

Stok vegjetarian

Referencë: Charlotte, the Domestic Geek Channel

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *