Rizoto Vegjetariane

 Rizoto Vegjetariane

Receta: Genta Sylejmani

Përgatitja:

Fillimisht copëtohet qepa dhe fërgohet për pak minuta me pak vaj ulliri dhe gjalp, në vijim i shtojmë thelpinjët e hudhrës dhe kërpudhat. Pasiqë të fërgohen shtojmë orizin dhe e lemë të fërgohet për rreth 2 minuta dhe më pastaj shtojmë lëngun e limonit dhe erëzat. Kurse në një enë tjetër vendosim stokun vegjetarian të vluar. Në momentin kur orizi fërgohet shtojmë nga dy filxhana stok vegjetarian dhe e lejmë të ziej derisa uji të shterret. Dhe këtë procedurë e përsërisim deri atëherë kur stoku vegjetarian të jetë hargjuar plotësisht. Dhe në fund i shtojmë ajkën e qumështit dhe e përziejmë mirë e mirë në temperaturë të lartë për rreth 5 minuta të tjerë.

Përbërësit

1 qepë

3 thelpinjë hudhër

200 gr kërpudha

30 gr gjalp

250 gr oriz

Majdanoz

Kripë

½ lugë e vogël Piper të zi

1 lugë e vogel qajvz

1.5 l stok vegjetarian

2 lugë gjelle ajkë qumështi

Lëngj limoni (1/2 e limonit)

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *