Rrënimi i mjedisit në kohë lufte dhe konflikti

 Rrënimi i mjedisit në kohë lufte dhe konflikti

Tetëmbëdhjetë vjet më parë, më 5 nëntor 2001, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli 6 Nëntorin Ditë Ndërkombëtare për Parandalimin e Shfrytëzimit të Mjedisit në Luftë dhe Konflikt të Armatosur.

Shqetësimi i publikut në lidhje me dëmtimin e mjedisit gjatë kohës së luftës arriti për herë të parë gjatë Luftës së Vietnamit. Përdorimi i herbicideve, kimikate të rrezikshme me qëllim largimin e  gjetheve nga pemët dhe bimët, pastaj ndotja kimike që nxiti një protestë ndërkombëtare çoi në krijimin e dy instrumenteve të reja ligjore ndërkombëtare. Këto instrumente ligjore kishin për qëllim ndaljen e luftrave që shkaktojnë “dëme afatgjata dhe të rënda në mjedisin natyror”.

Megjithatë, duke qenë se luftrat dhe konfliktet e armatosura nuk janë ndalur, ka vazhduar të ketë edhe dëme të konsiderueshme në mjedis. Sipas Kombeve të Bashkuara, gjatë bombardimeve në Kosovë më 1999 është shkaktuar ndotje kimike toksike, prej nga është ngritur alarmi për ndotje të mundshme edhe të lumit Danub. Në një shembull tjetër, rreth 12,000 deri në 15,000 ton naftë u lëshuan në Detin Mesdhe pas bombardimit të termocentralit Jiyeh gjatë konfliktit midis Izraelit dhe Libanit në vitin 2006.

Kohët e fundit, konflikti i armatosur në Irak i cili filloi në qershor 2014 dhe përfundoi me kapjen e zonave të fundit të mbajtura nga ISIL dhe tërheqjen e militantëve të ISIS në vitin 2017, la një gjurmë të thellë mjedisore pas. Ndërsa militantët u tërhoqën, ata i vunë zjarr puseve të naftës duke shkaktuar lëshimin në ajër të përzierjes toksike të dioksidit të squfurit, dioksidit të azotit, monoksidit të karbonit, hidrokarbureve aromatike polyciklike dhe metaleve të tilla si nikel, vanadium dhe plumb.

Ndërsa më 8 korrik 2019, Komisioni i së Drejtës Ndërkombëtare miratoi 28 parime ligjore në leximin e parë për mbrojtjen e mjedisit në situata konflikti dhe lufte. Sipas David Jensen, Shef i Programit të Mjedisit i Kombeve të Bashkuar, rëndësia e mbrojtjes së mjedisit para, gjatë dhe pas konfliktit të armatosur duhet të rritet në të njëjtin nivel të rëndësisë politike si mbrojtja e të drejtave të njeriut.

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *