Së shpejti: Dokumentari i parë i botë së egër i realizuar në Kosovë dhe Shqipëri

 Së shpejti: Dokumentari i parë i botë së egër i realizuar në Kosovë dhe Shqipëri

Photo Credits: Jetmir Troshani

Së shpejti për publikun do të  jetë i gatshëm një dokumentar mbi jetën e egër në Kosovë dhe Shqipëri i cili është realizuar nga një ekipë e fotografëve profesionistë të shoqatës Albanian Wildlife Photographers. Ky dokumentar numërohet si i pari dhe i vetmi i kësaj natyre që është  realizuar ndonjëherë në trevat tona.

Ky projekt i jashtëzakonshëm do të pasqyrojë pamje impresive dhe cilësore të kafshëve të egra që jetojnë në territoret e Kosovës dhe Shqipërisë. Qëllimi i realizimit të këtij dokumentari është  informimi i publikut mbi rëndësinë e prezencës së kafshëve në habitatet e tyre dhe kujdesi që  duhet treguar ndaj tyre. Për më tepër dokumentari paraqet sakrificat, vështirësit, rreziqet dhe sfidat që fotografët e botës së  egër ballafaqohen.

Drejtues i realizimit të këtij projekti është Granit Hyseni, nga Peja. Sipas tij, ideja për këtë dokumentar i ka lindur shumë kohë më parë dhe së bashku me mikun e tij fotografin pasionant Arian Mavriqin i kanë shtjelluar të gjitha mundësitë  për të arritur realizimin e dokumentarit. Gjithashtu, Graniti u shpreh duke thënë se; “Sa herë që dilnim në  teren për të fotografuar, hasnim në  shumë momente interesante të cilat shpeshherë ishin të pa mundura të  dokumentoheshin vetëm me anë të fotografisë, andaj edhe vendosëm t’a bëjmë dokumentimin e këtyre pamjeve përmes filmimeve gjithashtu”.

Antarët tjerë që kanë kontribuar në mënyra të ndryshme për përfundimin e dokumentarit janë; fotografët Jetmir Troshani, Besnik Jakupi, Lulzim Demaj, Sefer Aliqkaj, Meriton Dajakaj dhe Jeton Dajakaj si regjisor dhe montazher i dokumentarit.

Vlen të specifikohet fakti se projekti është realizuar krejtësisht me finacimin privat të anëtarëve të shoqatës së Fotografëve Shqiptarë të Natyrës së Egër, me qendër në Kosovë

Në vijim mund t’i shihni disa nga fotografitë  e shkrepura gjatë  realizimit të  dokumentarit:

Photo Credits: Arian Mavriqi
Photo Credits: =Arian Mavriqi
Photo Credits: Sefer Aliqkaj
Photo Credits: Besnik Jakupi
Photo Credits: Meriton Dajakaj
Photo Credits: Granit Hyseni
Photo Credits: Jetmir Troshani
Photo Credits: Lulzim Demaj

Lexo më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *